VIDEO/ Përplasje edhe në derbin e Kosovës, por çuditërisht kacafyten femrat

Derbi i Gjilanit i përfunduar me fitoren minimale të ekipit të Dritës nuk është përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas përfundimt të ndeshjes ka pasur tensione mes tifozëve jashtë stadiumit.

Sipas asaj që raporton gazeta “Olle” në Kosovë, në përleshjen e tifozerive të intelektualëve dhe skifterave kanë qenë të pranishme edhe femrat. Disa prej tifozeve të gjinisë femërore të të dy ekipeve janë përpjekur të konfliktohen fizikisht e njëra – tjetrën.

Por të pranishmit përreth kanë ndërhyrë menjëherë, duke e ndaluar situatën të shkonte më tej dhe duke e kthyer gjithçka në normalitet./Sport Ekspres/