VIDEO | Përmbysje epike e Francës, Anglia thyhet në fund

0

Asgjë nuk shijon më shumë në futboll se një përmbysje e minutave të fundit, në të njëjtën kohë kjo është humbja më e dhimbshme. Franca U21 ia doli të përmbyste Anglinë në takimin e sotëm të Europianit U21 që u mbyll me fitoren 2 – 1 të “gjelave”.

Pjesa e parë ishte e vakët në raste. Franca mund të kishte zhbllokuar takimin, por Musa Dembele u tregua i pasaktë nga pika e bardhë. Anglezët godasin të parët në fraksionin e dytë. Fil Foden dhuron spektakël dhe i jep avantazhin “tri luanëve” në të dytën.

Pak minuta më vonë mesfushori anglez Çudhuri shkakton penallti dhe del me të kuqe. Francezët shpërdorjnë sërish, por në minutën e 89-të Ikone barazon në rezultatin në 1 – 1. Në sekondat e fundit të takimit Anglezët bëjnë gabimin fatal në një godijte këndi duke i falur francezëve tri pikët.

Francë U21 2 – 1 Angli U21
Shënues:  Ikone 89’, Uan-Bisaka 90+4’ / Foden 54’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.