VIDEO | Përmbysje e pabesueshme, PSV shokon Bazelin e Xhakës

PSV Eindhoven dhe Bazeli kanë dhuruar një spektakël të jashtëzakonshmen në sfidën e parë të turit të parë eliminator të Champions. Kanë qenë holandezët që kanë shënuar të parët. Albian Ajeti ka barazuar sfidën në shtesën e pjesës së parë. Më pas kanë kaluar në avantazh me Omar Alderete.

Ndeshja ka vazhduar me të njëjtin rezultat deri në minutat e fundit. Në minutën e 89-të ka nisur magjia e vendasve, duke barazuar takimin me Sem Lamers. Në minutën e dytë shtesë stadiumi ka shpërthyer në festë sepse Doniel Malen ka përmbysur rezultatin në 3-2.

Ndeshje e mirë për Ajetin. Xhaka ishte titullar në krahun e majtë të mbrojtjes. Paraqitja e “luftëtarit” nuk mund të themi se ishte në nivelin e duhur. Të dy janë ndëshkuar me karton të verdhë.

Champions League, kualifikuese

PSV – Bazel 3-2
Bruma 14′, Lamers 89′, Malen 90+3′ / Ajeti 45′, Alderete 79

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *