VIDEO | Perla nga Vangjeli e Krasniqi, optimizëm në Korçë

Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme sot në Kupën e Shqipërisë, pasi mposhtën skuadrën e Besëlidhjes me rezultatin e pastër 3-0. Pas disa ndeshjeve jo të mira në kampionat dhe një situate të trazuar, kjo fitore mund të jetë pika e kthesës për të besuarit e Shehit.

Golat nga Vangjeli, Abazi dhe Krasniqi i dhanë fitoren “Ujqërve” në takimin e sotëm, duke u kualifikuar dhe duke vazhduar ecurinë e tyre në Kupë. Mbrojtësi Vangjeli realizoi një gol spektakolar, duke goditur nga jashtë zone dhe duke mposhtur portierin mik, i cili bëri të pamundurën për ta ndaluar atë top që përfundoi në rrjetë. Abazi dyfishoi shifrat, ndërsa Krasniqi konkretizoi me gol një aksion spektakolar të Skënderbeut.

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu – Besëlidhja  3-0
Vangjeli 57’ Abazi 72’ Krasniqi 84’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *