VIDEO | “Perla” e radhës, japonezi i Real Madrid është fenomen

Adoleshenti japonez Takefusa Kubo po fiton vëmendjen e milionave njerëzve dita ditës me paraqitjet e tij në stërvitjet e Real Madrid. Mesfushori me tipare sulmuese iu bashkua Realit pak javë më parë nga kampionati japonez.

Videot e golave të 18-vjeçarit në seancat stërvitore të “Los Blancos” po bëjnë xhiron e botës. Japonezi duket se është një lojtar me  aftësi shumë të mira në driblim dhe i qetë para porte. Video e mëposhtme tregon një ndër shumë “perlat” që Kubo ka treguar në kampin madrilen.

https://twitter.com/XavsFutbol/status/1153287196725731329?s=20

Trajner Zinedin Zidan se klubi fillimisht kishte ndërmend të çonte lojtarin tek ekipi rezervë, por me paraqitjet e mira në stërvitje francezi po tundohet ta mbajë adoleshentin si pjesë të ekipit të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *