VIDEO/ Perla e Kristal Abazajt në aksionin e fundit, Kukësi i Shehit fiton ndeshjen e emocioneve të mëdha

0

“Do të fitojmë 10 finale, por le ta nisim që nga e para”. Ky ishte motivimi dhe mënyra sesi te Kukësi e rinisën stërvitjen për të ngritur entuziazmin për luftën e titullit kampion. Por që në rastin e parë ku verilindorët duhet të tregonin se e kishin stofin për të kërkuar vendin e parë, kanë përjetuar jo pak vështirësi.

Pikërisht në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, atje ku kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj Luftëtari falë një golit të nxjerrë nga Abazaj në aksionin e fundit. Gavazaj e dërgoi shpejtë në avantazh ekipin e Kukësit, duke krijuar iluzionin se do të ishte e lehtë marrja e tre pikëve. Të bashkuara me shpërdorimin e shumë rasteve dhe një penallti të kthyer në gol nga ana e Mehmetllarit, e kthyen në një dramë të madhe vazhdimësinë për verilindorët. E kur pritej vetëm vërshëllima e arbitrit, ishte Kristal Abazaj që e ka dërguar topin në rrjetë dhe Shehi që ka marrë frymë lirisht pas marrjes së 3 pikëve. /Sport Ekspres/

 

 Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Kotobelli, Musolli, Musta, Et’hemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj

 Luftëtari: Shala, Çela, Duka, Kukaj, Mehmetllari, Lala, Dragoshi, Hyseni, Dushkaj, Lika, Çela

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.