VIDEO | Perla e Korreas shtyn festën e Barçës, Atletiko thyen Valencian

0

Atletiko e Madridit ka marrë fitoren e tretë radhazi dhe e ka bërë ndaj një ekipi cilësor si Valencia. Pesë gola të shënuar në këtë përballje, me skuadrën e Diego Simeones që festoi pasi gjithçka u mbyll me rezultatin e ngushtë 3-2. Atletiko me këtë fitore shkoi në kuotën e 71 pikëve, duke u renditur i dyti me nëntë pikë më pak se Barcelona kryesuese. Festa e titullit shtyhet për javën tjetër.

Ndeshja nisi mirë për skuadrën vendase. U deshën vetëm nëntë minuta që rezultati të zhbllokohej. Alvaro Morata, i ndodhur në zonë, në minutën e nëntë u tregua i saktë pas një pasimi të dhënë nga Huanfran. Sulmuesi spanjoll e devijoi topin drejt e në rrjetë.

Gjithsesi Valencia nuk u dorëzua dhe nëntë minuta nga fundi i pjesës së parë arriti të barazonte shifrat. Mina, me lëvizjen e tij, nxori blof një nga mbrojtësit kundërshtar dhe më pas shërbeu për Gameiron. Ky i fundit u tregua i saktë dhe shënoi. 1-1 dhe skuadrat shkuan drejt dhomave të zhveshjes me këtë rezultat.

Atletiko e nisi edhe pjesën e dytë mirë. Katër minuta iu deshën Antuan Grizman për të rikthyer avantazhin. Francezi, me një goditje me kokë brenda zonës arriti të shënonte golin e dytë. Një penallti e dyshimtë do të rikthente baraspeshën. Katër minuta zgjati barazimi, pasi Korrea me një gjuajtje nga jashtë zone shtangu portierin Neto dhe i dha fitoren Atletikos së Madridit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.