VIDEO | “Perla” e Eriksen nderon Totenhemin, tri ekipe në “vallen” e mbijetesës

Një gol në limite i Kristian Eriksen ka mjaftuar që Totenhemi të marrë tri pikët ndaj Brajtonit. Skuadra mike rezultoi një “kockë e fortë”, duke u mbrojtur mirë përgjatë pjesës më të madhe të takimit, por në fund rikthehen në shtëpi me tri pikët dhe rrezikun konstant të rënies në Champinship.

Me këtë fitore djemtë e Poçetinos shkojnë në kuotën e 70 pikëve dhe mbajnë të vetëm vendin e tretë. Teksa kanë mbetur edhe tri ndeshje nga fundi i kampionatit, “gjelat”, kanë siguruar me 99% pjesëmarrjen në Champions edhe për vitin e ardhshëm.

Totenhem 1 – 0 Brajton
Shënues: Eriksen 89’

Duel interesant edhe ai mes Uotford dhe Sauthempton. Miqtë shënuan golit më të shpejtë në historinë e kampionatit anglez, teksa Long finalizoi 7 sekonda pas rënies së bilbilit, por Uotford barazoi në fund me anë të Andre Grei. “Shenjtorët” nuk ia dolën të mbyllin njëherë e mirë çështjen e mbijetesës për këtë sezon, ku duhet të rivalizojnë me Kardif dhe Brajton.

Uatford 1 – 1 Sauthempton
Shënues: Grei 90’ / Long 1’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *