VIDEO | Perla e Enis Bardhit i dhuron fitoren Levantes

Enis Bardhi ka gjetur golin e parë në këtë sezon me Levanten, duke i dhuruar fitoren ekipit të tij. 23-vjeçari, i cili u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë, shënoi një eurogol në minutën e 60-të kundër Getafes në transfertë nga goditja e dënimit, një specialitet i tij, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm Levantes.

Ndeshja nuk pati më gola, ndërsa vendasit e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Portijos në minutat shtesë.

Bardhi u transferua në sezonin e kaluar te Levante nga ekipi i Ujpeshtit dhe shënoi nëntë gola, ndërsa tashmë ka gjetur golin e parë me ekipin e tij. Me këtë fitore Levante ngjitet përkohësisht në vendin e dhjetë, në kuotën e 10-të pikëve, ndësa Getafe numëron një pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *