(VIDEO) Përjetimi nga stoli, Ikardi nuk i mban lotët!

Mauro Ikardi e ndien vërtet këtë fanellë, e ndien vërtet Interin. Ndryshe nuk mund të shpjegohen lotët e tij në fund të takimit përballë Juventusit. Kapiteni i Interit ka qenë pa dyshim heroik në fushë. Ai ka marrë skuadrën për dore siç di të bëjë vetëm një kapiten, e ka udhëhequr drejt përmbysjes në fushë, por në momentin që ka dalë nga loja nuk ka mundur të shmangë një humbje që mund të shkatërrojë plot ëndrra.

Kjo e ka bërë të ndihet keq, sepse e ka pasur të pamundur t’i japë një dorë shokëve në fushë, që janë dorëzuar atëherë kur “San Siro” kishte nisur festën. Goli i 27-të në këtë sezon në Serinë A, i teti kundër Juventusit në 11 takime do të shtohet në listë, por për fatin e keq të tij, një gol pa shumë vlerë. Edhe ai e di fort mirë, ndaj e ka mbyllur takimin mes lotëve.

https://www.youtube.com/watch?v=k1my3BoCpDc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *