VIDEO | Perbindëshi Hulk nuk di të shënojë gola normalë, shihni çmendurinë e fundit!

Hulk ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në Evropë disa vite më parë, me brazilianin që fillimisht ra në sy te Porto, më pas bëri mirë edhe te Zeniti.

Gjithsesi, sulmuesi zgjodhi paratë në vend të suksesit evropian, duke zgjedhur transferimin drejt Kinës, ku është një ndër lojtarët më të paguar në planet. Gati 60 milionë euro derdhi në arkat e Zenitit në vitin 2016 Shangai për të siguruar shërbimet e tij.

Hulk njihet për aftësitë e tij, si dhe për goditjen e fortë, ku shpesh ka shënuar gola të çmendur. Më të fundit e ka shënuar fundjavën që lamë pas, në sfidën ndaj Guangzhu R&F. Kalim nga shalët ndaj kundërshtarit dhe më pas finalizim perfekt.

Gjithsesi, goli i fundjavës që lamë pas nuk është i vetmi spektakolar për brazilianin. Më poshtë, kemi paraqitur disa nga golat më të bukur të 32-vjeçarit në Kinë, që nga silura e çmendur ndaj Chongqing Lifan, deri te goditja e dënimit ndaj Hebeit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *