VIDEO | Përbindëshi Giannis nuk pyet as për Raptors

Milwaukee Bucks ka fituar finalen e parë të Konferencës së Lindjes kundër Toronto Raptors dhe e ka bërë diçka të tillë në mënyrë dramatike, pasi përmbysi gjithçka në periodën e katërt. Një ndeshje që përfundoi me rezultatin 108-100, me kanadezët që e nisën mirë dhe shënuan 11 pikë më shumë në periodën e parë.

Bucks reaguan, por në dy periodat e tjera shënuan vetëm 4 pikë më shumë se Raptors dhe para periodës së katërt kishte një diferencë prej 7 pikësh. Aty nisi kthesa, me vendasit që arritën të shënonin 32 pikë kundrejt 17 të kanadezëve.  Kawhi Leonard (31 pikë) dhe Kyle Lowry (30 pikë) nuk u besuan syve, por në fund ishin Bucks ata që triumfuan.

Giannis Antetokounmpo nuk fal në shtëpinë e tij, duke bërë një ndeshje mjaft të mirë. Greku shënoi 24 pikë, asistoi 6 herë dhe rikuperoi 14 topa në tabelë. Veç tij, super paraqitje bëri edhe Brook Lopez (29 pikë, 2 asiste, 11 rebound). Malcolm Brogdon shënoi 15 pikë, Nikola Mirotiç 13, kurse Khris Middleton 11. Ky i fundit arriti të rikuperonte edhe 11 topa në tabelë, sikurse edhe dha 4 asiste.

NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË LINDJES
Milwaukee Bucks-Toronto Raptors 108-100 (1-0)
(23-34, 28-25; 25-24; 32-17)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *