VIDEO | Për të qeshur e për të qarë, autogoli më qesharak vjen nga Xhakerini

Kievo u trondit jo pak në fillimin e sezonit, teksa nga federata italiane erdhi një penalizim me -3 pikë. Që nga ajo kohë, veronezët numërojnë dy barazime dhe plot 9 humbje në kampionat. Vendi i fundit për ta, të cilët ende nuk kanë filluar të numërojnë pikët, pasi kanë -1 pikë.

Në shtatë javët e fundit, bilanci i tyre është në kufijtë e “tragjikes”. Njohin vetëm humbje në shtatë ndeshje dhe e fundit erdhi ditën e sotme kundër Sasuolos në shtëpi. Ndeshja përfundoi 0-2 në favor të miqve, por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte rezultati, por goli i dytë i shënuar nga Sasuolo.

Teorikisht është shënuar nga Sasuolo, sepse praktikisht u shënua nga lojtarët e Kievos. Një autogol, ndoshta më qesharaku që mund të jetë parë ndonjëherë në futboll. Një top i pritur nga portieri Sorrentino, kthehet pas me gjoks nga Emanuele Xhakerini dhe portieri i Kievos i shtrirë nuk mundi të reagonte. Për më tepër mund ta ndiqni, që të kuptoni gafën trashanike të bërë nga lojtarët veronez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *