VIDEO/ Pep Guardiolën e tradhëton portieri, kështu e humbet derbin ndaj Manchester United

Derbi i Manchesterit i përket “djajve të kuq”. Edhe pse jo në një formë të mirë këtë sezon, United ia ka dalë të mposhtë rivalët e tjerë të qytetit, Manchester Cityn, me shifrat 2-0. Goli i parë do të vinte pas 30 minutave lojë. Blerja e re e ekipit të Solskjaerit, Bruno Fernandez, nisi një top mjaft të bukur për sulmuesin Martial, i cili nuk e mendoi dy herë të godiste portën.

Ndërkohë rezultati do të qendronte i tillë, 1-0, deri pak para përfundimit të takimit. Në momentin kur minuta e fundit e shtesës po luhej në ”Old Trafford”, Ederson tradhëton “qytetarët”. Portieri i Manchester Cityt bën një gafë fatale, teksa në tentativë për të nisr me dorë topin për të tijët, gjen McTomminay, që me goditjen e menjëhershme tund për herë të dytë rrjetën kundërshtare. Kështu Ederson përsërit atë gabim foshnjarak të homologut të tij te “djajtë e kuq”, De Gea, që një javë më parë bëri një gabim të ngjashëm./Sport Ekspres/

https://twitter.com/D9INE_EUROPE_/status/1236719814028062720

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *