VIDEO/ Penalltinë e ekzekuton po në të njëjtën mënyrë, Balaj shënon në fitoren e thellë

Bekim Balaj duket se po e gjen veten mjaft mirë në kampionatin austriak, ku ka arritur edhe këtë herë ta ndalë topin në rrjetën kundërshtare. Sulmuesi shkodran ka shënuar në minutën e 68 golin e 3-të për ekipin e Sturm Graz, në ndeshjen që këta të fundit fituan me shifrat e thella 0-4 në transfertën ndaj St. Polten.

Futbollisti mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, të cilën e realizoi me sukses, duke e dërguar si gjithnjë topin në qendër të portës dhe duke mposhtur kështu portierin kundërshtar. Sulmuesi shqiptar ka qenë i pranishëm në fushën e lojës deri në minutën e 82-të të takimit, për t’u zëvendësuar më pas nga Huspek.  Ky është goli i 5-të për sulmuesin shqiptar me fanellën e klubit austriak, me të cilët ka qenë tituallar deri në këtë fazë të kampionatit.

Ndërkohë, me këtë fitore skuadra e Sturm Grazit shkon në 20 pikë të grumbulluara në 12 javë kampionat dhe mban vendin e pestë në renditjen e përgjithshme./Sport Ekspres/

https://twitter.com/foreverpiatek/status/1188129476917510145