VIDEO | Penallti skandaloze, Gjermania është me fat!

Gjermania dhe Rumania po diskutojnë biletën e parë për në finalen e Euro2019 për U21 dhe deri më tani, rezultati është i barabartë 2-2. Gjermania kaloi e para në avantazh, por dy gola të Pushkash përmbysën gjithçka për Rumaninë brenda pjesës së parë.

E kur dukej se ndeshja po bëhej gjithmonë e më e vështirë për Gjermaninë, gjyqtari akordon një penallti “fantazmë”. Sulmuesi i Pancerave rrëzohet në zonë, i paprekur nga asnjë mbrojtës rumun dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime… penallti. Valshmid realizon dhe barazon takimin, por vendimi i gjyqtarit acaroi jo pak lojtarët dhe stafin e Rumanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *