(VIDEO) Penallti pa dashje, kapiteni 13-vjeçar i Gallatasaraj habit të gjithë

Një ndeshje për ekipet Under-14 mes Gallatasaraj e Istanbulspor ka përfunduar në qendër të vëmendjes, për shkak të një gjesti të kapitenit të Gallatas, Beknaz Almazbekov.

Djaloshi nga Kirgizstanii fitoi një penallti pas një rrëzimi në zonë, por realisht nuk u prek fare nga mbrojtësi dhe u pengua pa dashje.

Arbitrja nuk e kuptoi dhe dha 11-metërsh, mes protestave të futbollistëve të Istanbulsporit, por vetë Almazbekov rregulloi gjithçka. 13-vjeçari e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe gjuajti jashtë qëllimisht.

Fair-Play që shumë futbollistë profesionistë nuk e kanë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *