VIDEO/ Pas Xhakës e ka radhën Aubameyang, tifozët e Arsenalit nuk gjejnë paqe

0

Tifozët e Arsenalit kanë vite pa parë ekipin e tyre të zemrës të ngrejë lart një trofe të rëndësishëm, madje në vitet e u fundit topçinjtë e kanë të vështirë që të arrijnë edhe katërshen më të mirë në Premier League.

Si të mos mjaftojnë këto, as loja e treguar nga klubi londinez nuk bind dhe kjo ka bërë që tifozët të shpërthejnë ndaj lojtarëve apo trajnerit të Arsenalit. Pak ditë më parë në qendër të kritikave ishte Granit Xhaka, ndërsa preja e radhës është bërë sulmuesi Aubameyang.

Ky i fundit kishte ndaluar makinën e tij në semafor, kur disa tifozë kanë shkuar drejt tij dhe i janë drejtuar me zemërim me fjalët: “Paguajmë 2000 paund në vit për të parë m**in tuaj. Ik zhduku”.

Ndërkohë, sulmuesi i Arsenalit ka përfituar nga momenti kur semafori tregoi dritën jeshile, për t’u larguar menjëherë nga tifozët e klubit të tij./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.