VIDEO | Pas Valencias bie edhe Sevija, fitore jetike për Zhironën

Sevija ka bërë një hap pas për objektivin Champions. Ekipi andaluzian është mposhtur në transfertën e Zhironës dhe Getafe ka shansin për t’u shkëputur në vendin e katërt.

Një gol i Portu pas një ore lojë vendosi fatet e kësaj përballje. Tre pikë të arta për vendasit, të cilët ngjiten në kuotën e 37 pikëve, duke parakaluar Vajadolidin. Zhirona për momentin është e shpëtuar.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, por nuk pati shumë raste të pastra për shënim. Momenti kyç ishte minuta e 60-të. Kundërsulm i Zhironës dhe pasime të bukura mes lojtarëve. Në fund është Portu që shënon dhe tifozët në ekstazë. Ndeshjen e radhës Zhirona udhëton drejt Getafes, ndërsa Sevija pret Leganesin në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *