VIDEO/ Pas spektaklit me dritat, “Arena Kombëtare” bën edhe provën e zërit të stadiumit

“Arena Kombëtare” është gati për të mirëpritur tifozët shqiptarë sa i përket ndeshjeve të Kombëtares në muajin nëntor. Faktikisht stadium do të jetë gati për përballjen me Andorrën, por mbetet për t’u parë menaxhimi i situatës.

Kjo pasi do të ishte më e bukur nëse inagurimi do të bëhej kundër Francës, në një ndeshje që do të dhuronte spektakël të vërtetë. Ndërkohë, në stadiumin e kryeqytetit po vazhdojnë edhe provat e fundit. Pas spektaklit me dritat, “Arena Kombëtare” ka bërë edhe provën e zërit, që mund ta ndiqni edhe më poshtë: