VIDEO | Partizanin nuk e ndalin as topat e borës, Skënderbeu mbetet në labirint

Skënderbeu ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Partizani. “Ujqërit” nuk arritën t’i përgjigjeshin golit të Malës që në minutën e katërt të takimit, madje mund të ishin mposhtur edhe më thellë, nëse Telushi do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë.

Të dy trajnerët aktivizuan formacionet e tyre më të mira dhe synonin që ta nisnin kampionatin në mënyrën e duhur, por në fund do të triumfonin djemtë e Skënder Gegës, një fitore mëse e merituar.

Tifozët e Skënderbeut ishin shumë të irrituar përgjatë gjithë takimit, duke hedhur shpesh drejt lojtarëve të Partizanit topa dëbore. Gjithsesi, brenda fushës së lojës ishte gjithçka korrekt dhe “FairPlay”, me të dyja ekipet që dhanë maksimumin në fushën e lojës.

Në minutat e fundit, Lorenc Trashi u ndëshkua dhe me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër në mesfushë. Me këtë triumf, Partizani vazhdon të ruajë kreun e renditjes dhe tregon dhe njëherë tjetër se janë ata favoritët kryesorë për të vënë duart te titulli kampion.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19

E premte, më 25 janar, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu-Partizani 0-1
Shënues: Mala 4′

EPISODET

90+’ Mbyllet gjithçka, Partizani triumfon në Korçë

90+5′ Karton i kuq për Trashin, e pranon dhe mbrojtësi

90′ Dalje e paqartë e Hoxhës, shpëton paq porta e Partizanit

85′ Minuta paniku te Partizani, Skënderbeu nuk dorëzohet

81’ Del Telushi, Gega aktivizon sulmuesin Hebaj

75′ Raste të mira për Partizanin, por mungon finalizimi

67′ Edhe Shehi me ndryshime. Del Oto Xhon, në fushë Krasniqi

64’ Panik te Partizani, dëmtohet mesfushori Hila dhe largohet me ambulancë. Në vend të tij Mensah

62’ Taipi i shkëlqyer, duhen dy lojtarë për ta ndalur me faull në mesfushë

57’ Vazhdojnë ndërhyrjet e ashpra, nuk mungon tensioni mes Hilës dhe Muzakës

52′ Telushi humbet penallti! Teqja kupton krahun dhe mban në lojë Skënderbeun

50’ Asani pengohet në limitet e zonës, penallti për gjyqtarin. Shans ideal për “Demat” për të dyfishuar

49’ Skënderbeu më kërkues në minutat e para, gjuajtja e Abazit shkon jashtë

46’ Starton pjesa e dytë, debuton Taipi me fanellën e Skënderbeut. Edhe Hila aktivizohet në vend të Kardozos për Partizanin.

45′ Mbyllet pjesa e parë në Korçë, në fuqi goli i Malës në minutën e 4′

42’ Oto Xhon provon të djathtën, por goditja e tij shkon jashtë

34’ Të gjithë kundër Asanit, Gripshi e përplas në tokë sulmuesin e Partizanit

32’ Goditje e Muzakës, pa probleme për Hoxhën

27’ Karton i verdhë për Gexh, tifozët e Skënderbeut e kanë me Asanin dhe Telushin

23’ Atanda nuk i ndahet Muzakës, ulet ritmi i lojës

19’ Krosim i rrezikshëm i Radash, Muzaka nuk reagon në kohë. Probleme fizike edhe për Belicën

16’ Rifillon takimi pas ndërprerjes, probleme fizike për Telushin

13’ Ndërpritet momentalisht sfida, tifozët e Skënderbeut gjuajnë me topa bore

10’ Goditje e fortë e Telushit, por vetëm këndore! E para e sfidës

8’ Duele të forta në mesfushë, Skënderbeu kërkon të reagojë

4′ Gooooool Partizani! Shënon Mala!
Pasim i shkëlqyer i Asanit nga krahu i majtë dhe Mala i vetëm përballë Teqjas, nuk gabon, duke i dhënë avantazhin “Demave”. Ky është goli i katërt këtë sezon për mesfushorin e talentuar.

2′ Vangjeli bën gjithçka mirë, por gjuajtja e tij pritet nga Hoxha

1′ Starton sfida, topin e parë e shkelmon Partizani

Formacionet e skuadrave

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Kaba Sambou, Abazi, Dita, Muzaka, Guexh (Taipi 46′), Gripshi , Hoxhaj, Oto Xhon (Krasniqi 67′). (Në dispozicion: Dajsinani, Taipi, Pëllumbi, Mara, Ajzeraj, Gavazaj, Krasniqi). Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi (Hebaj 81′), Asani, Kardozo (Hila 46′ – Mensah 65′), Mala, Bardhi. (Në dispozicion: Xhika, Çinari, Kalari, Mensah, Kote, Hila, Hebaj). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ermal Barushi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj; Gjyqtarë linje: Klajdi Kola, Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Gexh 26′, Dita 52′, Radash 52′ / Telushi 45′

Karton i kuq: Trashi 90+5′

Delegat: Besnik Çela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *