VIDEO | Partizani sërish “thatë”, Europa është makth

Partizani nuk ia dalë të marrë një rezultat pozitiv në takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi” ndaj Sherif Tiraspol. Kampionët e Moldavisë zhvilluan një lojë cinike duke mundur 1 – 0 skuadrën shqiptare. Demat udhëtojnë javën e ardhshme drejt Moldavisë, ku do iu duhet një mrekulli për të befasuar kundërshtarët.

NDESHJA

Sherif e fillon lojën me një rast të shkëlqyer, por sulmuesi Gordenko shpërdoron në mënyrë të pabesueshme pak metra larg portës së boshatisur. Në minutën e 22’ vjen goli i parë i ekipit mik që gjen avantazhin falë kamerunasit tambe. Goli zgjon Partizanin që fillon të bëhet më i rrezikshëm, por të kuqtë rrezikojnë vetëm me goditjet nga distanca.

Në fillimin e pjesës së dytë Çinari ka një rast të shkëlqyer, por shkodrani vështirëson gjithçka duke goditur në mënyrë të pasaktë topin me kokë. Moldavët fillojnë të shfaqen të rrezikshëm  me anë të kundërsulmeve, megjithatë Hoxha mban portën e paprekur në dy raste. Mbrojtja e ngjeshur e Sherif bëhet një makth për kampionët e Shqipërisë që tentojnë të gjejnë golin e barazimit me goditje nga distanca, por pa sukses.

 

“Europa League”, turi i dytë kualifikues

Partizani 0 – 1 Sherif
Shënues: Tambe 22′

Kartonë të verdhë
Ibrahimi 20′ / Ndiaje 37′, Anton 47′, Tambe 59′, Balima 90+7′

 

Episodet !

90′ – Hoxha shpëton Partizanin. Portieri pret goditjen e Boban.

74′ – Kundërsulm i rrezikshëm nga Sherif. Boban shërben për Tambenë i cili ishte fare pranë, por kamerunasi nuk tregohet i saktë në goditjen e topit.

67′ – Kordeiro tenton nga një largësi e konsiderueshme, por brazilianit nuk arrin të shënjestrojë portën.

60′ – Boban teston Hoxhën, i cili e ka të lehtë të kontrollojë një goditje qëndrore.

48′ – Hakaj harkon një top për Çinarin, por goditja me kokë e Çinarit është e pasaktë.

45+2′ – Mbyllet pjesa e parë!

41′ – Broja shfaqet i rrezikshëm. Goditja e mesfushorit neutralizohet nga portieri i Sherif Tiraspol.

38′ –  Çinari provon nga largësia. Goditja e fortë e shkodranit nuk rrezikon portën e moldavëve.

34′ – Solomon shfaqet i rrezikshëm me shpejtësinë e tij, por portieri i moldavëve del në kohë duke larguar rrezikun.

28′ – Kordeiro harkon një top në zonë drejt Malës. Mesfushori është i vetëm në zonë, por nuk arrin të gjejë kontaktin me topin.

22′ – Goool! Shënon Sherif. Goditja e fortë e Kendish pritet me vështirësi nga portieri Hoxha, por topi përfundon më pas në këmbët e Tambe, i cili e shtyn me lehtësi drejt portës.

 

 

15‘ – Rasti i parë i rrezikshëm i Partizanit. Kordeiro i afrohet goli me një goditje nga largësia. Topi përfundon pak metra mbi tra.

10′ – Shpërdorim i pabesueshëm nga moldavët. Ukrainasi Gordenko nuk arrin të shënoj nga pak metra larg portës.

 

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi (Romero 71′), Broja, Mala, Çinari (Asani 51′), Solomon (Ekuban 57′), Kordeiro. Trajner: F.Lerda

Sherif: Mikuliç, Muzhek, Balima, Kristiano, Anton, Gordienko (Jaç 90+1′), Kendish (Paliç 90+4′), Ndiaje, Boban, Latifi (Çojoçaru 48′), Tambe. Trajner. Z.Zekiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *