VIDEO | Partizani nuk hap rrugë, Kastrioti thuajse “i mbytur”

0

Kastrioti në shtëpi është krejt kur luan në shtëpi, por ndaj Partizanit nuk ia ka dalë të fitojë. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli u përpoq shumë deri në fund për të fituar, por ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. Tashmë krutanët do shpresojnë që të humbin Tirana e Luftëtari, për të vijuar të shpresojnë te mbijetesa. Nga ana tjetër të kuqtë çojnë në 13 pikë diferencë me Kukësin, që pret të përballet me Tiranën.

Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar, me krutanët që kishin iniciativën në fillim. Partizani e kishte marrë shtruar dhe priste kundërshtarin, duke qenë edhe i rrezikshëm kështu. Gjithsesi në 45 minuta e para, pavarësisht përpjekjeve nga të dyja krahët, nuk u shënua asnjë gol.

Emanuel Mensah ishte ai që zhbllokoi ndeshjen, teksa shënoi me një goditje brenda zonës. Gjithsesi avantazhi nuk zgjati shumë. Shehu, pas një rrëmuje në zonë, arriti të baraspeshojë shifrat, ndërkohë që një minutë më pas Partizani ngeli me një lojtar më pak. Lum Rexhepi u ndëshkua me karton të kuq. Kastrioti bëri gjithçka të shënonte golin e fitore dhe rrezikoi disa herë, por rastin më të mirë e kishte Çinari ne minutën e katërt shtesë. Shkodrani nuk ia doli të shënonte i vetëm me Çekrezin dhe gjithçka u mbyll 1-1.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E shtunë, më 20 prill 2019, ora 16:00

KASTRIOTI-PARTIZANI 1-1
Shehu 58′ / Mensah 55′

EPISODET

94′ – Çinari doli i vetëm me portierin Çekrezi dhe nuk shënoi dot me një rast shumë të pastër.

76′ – Julian Shehu provon nga distanca të befasojë. Gjuajtja e mesfushorit nuk përbën problem për portierin Alban Hoxha, i cili kontrollon topin.

67′ dhe 69′ – Bardhi largohet për Çinarin, ndërkohë që te Kastrioti bëhen dy lëvizje pastaj. Vatnikaj dhe Pepa aktivizohen në vend të T. Markut dhe Kalasë

59′ – Lum Rexhepi shkatkon faull në mesfushë, karton i verdhë për mbrojtësin. I dyti për të dhe Partizani me 10 lojtarë.

58′ – GOL, Julian Shehu barazon shifrat. Goditje këndi, topi ngec te Belica dhe Shehu i ndohur pranë shënoi për Kastriotin. 1-1.

55′ GOL – Emanuel Mensah realizon për të kuqtë. Asani ekzekuton një goditje dënimi, topi  shkon në zonë, aty ku Mensah goditi fort dhe shënoi.

42′ – Një top i mbetur në zonë pas një goditjeje këndi shkoi te Kalaja, shkodrani kërkon portën dhe topi devijohet e shkon në këndore.

31′ – Goditje këndi për Kastriotin, krosim në zonë dhe kapiteni Emiljano Çela me kokë godet mbi traun e portës.

24′ – Lum Rexhepi detyrohet të bëjë një faull në mesfushë ndaj Ymerajt. Arbitri Ferataj nuk e fal dhe i tregon kartonin e verdhë.

12′ GOL I ANULUAR – Hila gjen rrugën e rrjetës, por anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje. ishte Trashi ai që ekzekutoi një goditje dënimi dhe portieri Çekrezi nuk e kontrolloi.

10′ – Krutanët, nisur nga rëndësia e ndeshjes, ishin më kërkues në minutat e para. Gjithsesi nuk ka raste të rrezikshme.

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom (Selmani 94′), Çela, H. Marku, Shehu, Ymeraj, Bardhi, Kalaja (Pepa 69′), Roxher, T. Marku (Vatnikaj 69′). (Në dispozicion: Puja, Neziri, Beçka, Rami). Trajner: Bledar Devolli
Partizani: Hoxha, Atanda, Belica, Rexhepi, Trashi, Mala, Hila, Duka (Kote 79′), Asani, Mensah (Kalari 75′), Bardhi (Çinari 67′). (Në dispozicion: Xhika, Kardozo, Jaiteh, Telushi). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Devis Korreshi, Marjus Qose, Emirjon Sino
Kartonë të verdhë: H. Marku 27′ / Rexhepi 24′, 59′, Mensah 38′
Karton i kuq: Rexhepi 59′ (2v)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.