VIDEO/ Partizani i Sormanit humbet edhe ndaj Teutës, titulli largohet dhe e kalojnë 2 ekipe të tjera

Ajo humbje në derbi e Partizanit ndaj Tiranës në shifrat 5-1 duke se ka lënë shumë shenja te mëdha tek të kuqtë. Këtë herë duke dështuar 0-1 me golin e Sherif Kallakut, që në atë rast do të dëmtohej nga Alban Hoxha dhe do të dilte nga fusha.

Këtë herë nuk mund të ketë arsyetim nga drejtuesit e kuq, që largohen me 12 pikë nga Tirana, që po kryeson Superioren. Gjithashtu kampionëve të Shqipërisë u largohen edhe dy ekipe të tjera duke e zbritur në renditje. Këtu bëhet fjalë për Laçin dhe Teutën, ndërsa Partizani shkon në vendin e pestë. /Sport Ekspres/

Partizani do të rikthehet sërish në fushë, po këtë herë në “Selman Stërmasi”, ku do të presë Teutën. “Demat e kuq” do të përpiqen të lënë pas atë humbje të thellë kundër Tiranës, por këtë herë duket se duhet ta bëjnë pa mbështetjen e tifozerisë. Kjo pasi këta të fundit kanë vendour të mos e ndjekin nga afër ekipin e tyre të zemrës, duke lënë në sfond një stadium të boshatisur.

Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat. Idrizaj ka fituar balotazhin me Kërçikun, ndërsa Sormani ka vendosur të rikthejë sërish në 11-shen bazë Brojën. Ndryshim ka në majën e sulmit, që këtë herë udhëhiqet nga Brown./Sport Ekspres/

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Boldor, Belica, Hakaj, Cordeiro, Telushi, Broja, Çinari, Brown, Bardhi

Teuta: Frashwri, Todorovski, Beqja, Arapi, Hoxha, E. Vila, Aleksi, Çyrbja, Kallaku, L. Vila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *