VIDEO/ Partizani fiton edhe ndaj Laçit, Çinari e dërgon në vendin e pestë të Superiores

Nga Klaudio Ndreca

Partizani duket se po e lë disi mbrapa krizën e mëparshme në kampionatin shqiptar, atje ku numëroheshin vetëm humbjet radhazi. Për herë të tretë në po aq takime të fundit, kryeqytetasit kanë arritur që të dalin me tre pikë nga 90 minuta.

Pasi më herët ishin kaluar ekipe si Flamurtari dhe Luftëtari, këtë herë si provë e vërtetë vjen Laçi. Të kuqtë ka arritur që të triumfojnë falë golit të Çinarit në minutën e 12 që nuk ka gabuar përpara Stazhillës.

E megjithatë Partizani nuk ka shfaqur siguri, ndërsa një gafë fëmijnore e Boldor nuk është shfrytëzuar nga ana e kurbinasve, që me pak kujdes do të kishin dalë me një pikë. Tashmë ekipi i drejtuar nga Sormani ngjitet në vendin e pestë të Superiores, duke barazuar me pikë Teutën. /Sport Ekspres/

 

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Çinari, Llanaj, Bardhi

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Teko, Greca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *