VIDEO/ Partizani e pëson nga goditja e dënimit, e mbyll të parën në disavantazh

Të kuqtë janë duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia, ku trajneri Sormani ka mundësinë për të provuar lojtarët në fushë dhe të testojë gjendjen e tyre. Partizani është duke luajtur ditën e sotme testin e dytë miqësor, këtë herë kundër hungarezëve të Budapest Honved.

Pjesa e parë e lojës mes Partizanit dhe Honved ka përfunduar me rezultatin 0-1 për hungarezët. Këta të fundit gjetën golin me anë një goditjeje dënimi, nga ku Alban Hoxha shoqëroi topin me sy teksa hynte në rrjetë./Sport Ekspres/