VIDEO/ Partizani e mbyll me Luftëtarin për 2 minuta, merr edhe kreun e Superiores

Partizani nuk ka gabuar në përballjen ndaj Luftëtarit, duke fituar me rezultatin 2-0. Një ndeshje që nuk ishte edhe aq e thjeshtë për të kuqtë. Kjo pasi Rrapo do të gabonte në minutat e para nga pika e bardhë e penalltisë, me përgjigjen brilante që i erdhi nga portieri Alban Hoxha.

Një goditje dënimi fantastike e Lorenc Trashit do të gjente edhe reagimin e portierit të Luftëtarit, për të mbyllur kështu pjesën e parë. Dy minuta duhen për të mbyllur edhe historinë e këtij takimi. Në minutën e 54 do të ishte Çinari që me kokë ndali topin në rrjetë.

Ndërsa në minutën e 56 do të ishte Asani që fitoi një penallti dhe ekzekutoi po vetë, për ta dërguar në rrjetë. Pas kësaj fitore të kuqtë marrin kreun e Superiores me tre pikë më shumë se Tirana. Ndërkohë protagonisti i këtij sezoni për Partizanin duket të jetë sulmuesi shkodran, Erald Çinari. /Sport Ekspres/

LIVE, Partizani-Luftëtari 2-0 (Cinari 54, Asani p 56′)

 

Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizaj, Trashi, Kordeiro, Mala, Broja, Çinari, Bardhi

Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Hyseni, Dragoshi, Lika, Dushkaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *