VIDEO/ Partizani e ka ters në “Air Albania”, e barazon edhe Bylisi nga 2-0

Bylisi ka arritur të marrë një pikë në kryeqytet ndaj Partizanit, duke barazuar në shifrat 2-2. Vendasit e kanë nisur ndeshjen nga 1-0, pasi portieri Isli Hidi ka gabuar duke ia lënë topin në këmbë Kordeiros, që e gjeti lehtësisht rrjetën.

Cinari gjeti golin e dytë në minutën e 19, ndërsa u duk se do të ishte shumë e lehtë për të kuqtë që të fitonin në këtë përballje. Por Ntepe ngushtoi diferencat dhe rindezi sfidën në minutën e 34. E atëherë kur pakkush e priste, Guindo ka gjetur barazimin e rezultatit, në minutën e 87.

Kjo ishte hera e tretë që të kuqtë dështojnë në “Air Albania”, pas humbjeve ndaj Tiranës dhe Kukësit, ndërsa shtëpia e re në kryeqytet është ters për Partizanin. /Sport Ekspres/

 

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bilali, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Çinari, Bardhi, Solomon.

Bylisi: Hidi, Visente, Shkalla, Janku, Hadroj, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Ntepe, Mozone, Guindo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *