VIDEO | Para 6 vitesh, kur ndodhte një magji futbolli!

Një nga magjitë më të mëdha në futboll ka ndodhur gjashtë vite më parë, teksa në fazën “play-off” të Championship, përplaseshin Uatfordi dhe Leisteri.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të “dhelprave”, ndërsa e dyta në shtëpinë e Uatfordit, ishte me shifrat 2-1, të paktën deri në minutën e 93-të. Deri në ato çaste gjithçka po i drejtohej shtesës, pasi në Angli nuk vlen goli në fushën kundërshtare.

Gjithsesi, Antoni Knokaert fitoi një 11-metërsh dhe Leisteri pati mundësinë të mbyllte gjithçka për sa i përket kualifikimit. Te pika e bardhë u paraqit vetë Knokaert, me këtë të fundit që u tregua i pasaktë, teksa Almunia e ndali dy herë në mënyrë të pabesueshme.

Sidoqoftë, asgjë nuk u mbyll këtu, pasi Uatford u nis menjëherë në kundërsulm dhe shënoi me anë të Troi Dinejt. Një dramë e vërtetë, me festën e çmendur të tifozëve dhe lojtarëve të Uatford. Padyshim një ndër momentet më magjikë të futbollit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *