VIDEO/ Paniku nga përplasja e frikshme! Isli Hidi bën gafën te penalltia, Flamurtari surprizon në Ballsh

0

Flamurtari është duke u rikthyer që të grumbullojë pikë me Troisin, megjithëse është shumë vonë për vlonjatët që të shpresojnë për mbijetesën në Superiore. Këta të fundit kanë arritur që të barazojnë pa gola ndaj Bylisit, nga një stadium ku vetëm Skënderbeu ka dalë me tre pikë.

Një arritje e madhe kjo për skuadrën e Troisit, që lë pas atë makth në transfertë ku deri para pak javësh ktheheshin vetëm me humbje. Fitorja ndaj Luftëtarit do të bëhej sefte dhe vlonjatët do të grumbullonin tre pikët e para në gjithë kampionatin në 90 minuta, por njëkohësisht edhe pikët e para të marra në transfertë. Ndërsa këtë herë merret edhe një pikë ndaj Bylisit.

Por kjo nuk do të ndodhte nëse Isli Hidi do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, që e dërgoi në traversë gjatë pjesës së parë. Gjithashtu ka pasur edhe një përplasje të frikshme që ka sjellë panik në fushë pas përplasjes të ndodhur mes dy lojtarëve në luftën në ajër, duke sjellë menjëherë ambulancën në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Bylisi do të ndeshet kundër Flamurtarit, në takimin e vlefshëm për kampionatin shqiptar. Ballshiotët kanë hedhur nga minuta e parë edhe Goxhën, që është kthyer nga dënimi prej gjashtë javësh. Ekipi i Dovedanit kanë paguar dënimin me përgjysmin, pasi mbrojtësi u dënua me gjashtë muaj. Ndërkohë te Flamurtari ka vend edhe për shumë ndryshime sa i përket Troisit. /Sport Ekspres/

Bylis: Hidi, Vicente, Bicaj, Shkalla, Goxha, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Mozzone, Guindo

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, C. Henrique, Lucas Ramos, Kreshpa, Hoxhaj, Indio Oliveira, Ribaj

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.