VIDEO | Pamjet flasin qartë, Murinjo “akull” ndaj Pogba !

0

Vazhdon telenovela mes Zhoze Murinjos dhe Pol Pogba. Raporti i tyre është thyer prej kohësh dhe askush nuk tërhiqet nga e vetja. Të dy janë kokëfortë, ndërsa veprimi i njërit sjell reagimin e tjetrit, pavarësisht se tentojnë të pohojnë të kundërtën, sikur situata është në rregull, por jo.

Kritikat e mesfushorit kundrejt Murinjos për stilin e tij difensiv, sollën reagimin e portugezit, i cili vendosi të shkarkonte francezin nga posti i zëvendës kapitenit të ekipit. Një episod ka ndodhur gjatë stërvitjes së sotme të ekipit, duke vulosur raportin e vështirë dhe të komplikuar që ekziston mes palëve.

Pogba i bashkohet stërvitjes i lumtur, por pasi përshëndetet me Majkëll Kerrik, takon Murinjon dhe një nga pjesëtarët e stafit të tij. Portugezi duket i inatosur dhe diçka i thotë lojtarit të tij, me Pogba, të cilit i ndryshon mimika e fytyrës dhe habitet nga fjalët e dëgjuara. Replikat mes tyre vazhdojnë dhe për pak çaste, ndërsa lojtari largohet.

Pamjet e marra nga “Sky SportS News” flasin qartë dhe nuk ka nevojë për shumë koment. Marrëdhënia mes tyre është në pikën më të ulët dhe do të jetë interesante të shohim reagimin e palëve për episodin e ndodhur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.