VIDEO/ Pamje të fundit nga “Arena Kombëtare”, investimi më i madh në Shqipëri

Shtëpia më e re e Kombëtares së Shqipërisë do të jetë gati në ndeshjen kundër Francës që do të luhet në 17 nëntor, që përkon edhe me përmbylljen e fazës së kualifikueseve të Euro 2020.  “Arena Kombëtare” është padyshim investimi më i madh i bërë në futbollin shqiptar në aspektin e infrastrukturës, ndërsa do të jetë një stadium që mund të krahasohet edhe me ato europianë sa i përket kushteve.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike ditën e sotme edhe pamjet më të fundit që vijnë nga stadiumi, pamja e të cilit dalëngadalë trajtën përfundimtare. Në këtë video të shpërndarë shihen pjesa e jashtme e stadium si dhe tribunat e “Arenës Kombëtare” dhe vetë pamjet flasin qartë për investimin e hedhur, pasi kemi të bëjmë me një stadium me kushte moderne. /Sport Ekspres/

#Stadiumi i ri kombëtar ?? Pamjet e fundit nga investimi më i madh në infrastrukturën sportive në #Shqipëri.#Tiranë #FSHF#Zhvillim ? ? ??? #UEFA

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Montag, 21. Oktober 2019