(VIDEO) Pamje nga brenda stadiumit, Franca zbret në fushën e “Air Albania”

Kombëtarja e Francës ka zbritur para pak minutash në tapetin e stadiumit “Air Albania”, ku lojtarët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Tiranë. Të parët janë stërvitur kuqezinjtë të cilët më pas i kanë lënë fushën gjelave të Deshamp.

Grupit të lojtarëve u është bashkuar më vonë edhe kapiteni Varanë, i cili ishte përballë gazetarëve së bashku me trajnerin francez në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara takimit. Kampionët në fuqi të botës kanë zhvilluar një seancë të qetë stërvitore, teksa duken të qeshur në fushën e blertë. Ndërkohë “Sport Ekspres” ka arritur të sigurojë foto dhe video ekskluzive nga stërvitja e yjeve francezë./Sport Ekspres/