VIDEO: Paketa mori të kuq dhe 3 ndeshje, milanistët çmenden me atë që ndodhi në Firence

E pabesueshme: në Itali, në harkun e një jave ndodhin dy ngjarje thuajse të njëjta dhe veprimet e arbitrave janë anormale, krejt të kundërta!

Javën e shkuar në Milan-Bolonja Paketa pësoi një faull të rrezikshëm, iu hakërrye lojtarit kundërshtar dhe arbitri vrapoi t’i jepte karton të verdhë. Braziliani i Milanit, nervoz me veprimin e arbitrit, nuk duroi që ky i fundit ta shtynte me dorë, ndaj ia hoqi dorën me forcë nga kraharori.

Menjëherë karton i kuq për Paketa, i cili u dënua edhe me 3 ndeshje pezullim më vonë. Dakord, arbitri nuk preket, por a vlen rregullorja për të gjithë?

Sot në Firence u pa e njëjta skenë, ndoshta edhe më e rëndë: një futbollist i Fiorentinës i vendosi duart në gjoks arbitrit Mariani, e shtyu me forcë dhe arbitri as që u kujtua t’i jepte ndonjë karton. Futbollisti i Fiorentinës po mundohej ndoshta të tregonte për faullin që pësoi nga një lojtar i Milanit, por a ishte ajo mënyra e duhur?

Videoja ka bërë xhiron e internetit dhe tifozët e Milanit janë tërbuar: si është e mundur që Pekata u masakrua për një gjest që nuk i kushtoi as një karton të verdhë dikujt tjetër?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *