VIDEO | Paketa: Goli i parë kuqezi, pa festë

0

Milan luan përballë Kaljarit mbrëmjen e sotme, teksa takimi ka nisur në mënyrë perfekte për ekipin kuqezi. Të besuarit e Xhenaro Gatuzos, udhëheqin 2-0 pas 23 minutash, ku Lukas Paketa ka shënuar golin e parë me fanellën kuqezi.

Goli i parë ishte një autogol i Çepitelit në minutën e 13-të, ndërsa 10 minuta më vonë shënoi Paketa. Gjithsesi, pavarësisht se braziliani shënoi golin e parë, ai nuk festoi. Arsyeja? Tragjedia e ndodhur në Brazil, konkretisht në Flamengo, në klubin ku Lukas Paketa është rritur.

Për t’u kthyer te goli, 21-vjeçari shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Davide Kalabrias, duke kaluar topin poshtë këmbëve të portierit të Kaljarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg