VIDEO | Paketa dhe Piatek bëjnë Milanin me krahë, spektakël ndaj Kaljarit

Skuadra e Milanit ka bërë detyrën duke mundur në “San Siro” Kaljarin me shifrat 3 – 0. “Djalli” dominoi përgjatë të gjithë takimit dhe mori tre pikët që e çojnë në vend të katërt dhe rrisin besimin në skuadër para përballjes së fundjavës së ardhshme ndaj Atalantës në Bergamo

Për golin e parë Milanit i erdhi në ndihmë fati. Një goditje e Susos pritet nga portieri Kranjo, por fill pas pritjes së bërë nga “gardiani” i Kaljarit, topi përplaset me mbrojtësin Kepiteli dhe përfundon në rrejtë.

Goli i dytë ishte tejet i veçantë. Braziliani Lukas Paketa gjen golin e parë me fanellën e Milanit, i cili shfrytëzoi siç duhet harkimin e Kalabrias, por nuk pati festë nga 21-vjeçari, por vetëm një dedikim për viktimat e zjarrit në akademinë e klubit të Flamengos.

Festës së golave iu bashkua dhe polaku Piatek, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63-të.

Milan 3 – 0 Kaljari
Shënues: Kepiteli 13′, Paketa 22′ 62′ Piatek

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *