VIDEO/ Pak leksion nga Shkodra! I stërmbushur nga tifozët, u luajt Vllaznia-Tirana

Leksionet e mëdha për tifozeri dhe mbështetje, vijnë sërish nga Shkodra. Në një ndeshje të zjarrtë si ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës, por këtë herë në një panoramë krejtësisht tjetër.

Pa asnjë incident të vetëm dhe mbi të gjitha për vendasit, e fituar nga ta me rezultati 78-77 në basketboll. Një ndeshje shumë e fortë, megjithëse ishte Vllaznia që po e kryesonte thuajse gjithmonë dhe kishte avantazhin.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se mbështetësit ishin në mosha të ndryshme, madje kryesisht edhe të thyera. Kjo tregon kulturën e madhe të mbështetësve, që krijojnë një atmosferë të tillë dhe i japin një tjetër pamje vendit tonë në pjesën e sportit. /Sport Ekspres/