VIDEO/ Pak humor me Januzajn, thyen vezën me kokë duke e ditur si…top!

Tashmë jemi në kohën kur për Adnan Januzaj nuk bëhet jehonë e madhe për veprat në fushën e lojës, por duhet ndonjë rast i tillë komik siç ka ndodhur në dhomat e zhveshjes te Sociedadi. Një moment që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Skuadra kishte menduar për pak momente humori, duke i përgatitur një “kurth” sulmuesit të Belgjikës. Pasi i kanë hedhur 2-3 topa të vegjël që Januzaj duhej t’i fuste në kosh, por nuk ia arriti qëllimit, duke qenë larg shënjestrës, erdhi edhe një vezë.

E thyer në kokën e belgut, ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura në dhomën e zhveshjeve te klubi spanjoll. Një karrierë që ka marrë tatpjetën për Januzaj, përsa kohë bën zhurmë vetëm për të tilla momente. /Sport Ekspres/

https://www.instagram.com/p/B3QBjBhlYXJ/?utm_source=ig_web_copy_link