VIDEO | “Pa vlerë është motra jote”, Uanda replikon me komentatorin e njohur!

Interi u turpërua keq në Napoli dhe tani rrezikon vendin në Champions. Vendasit e Ançelotit fituan 4-1 duke mos e vënë asnjëherë në dyshim rezultatin e përballjes së mbrëmshme.

Mauro Ikardi u rikthye te goli, pasi u tregua i saktë nga goditja e penalltisë. “gol pa vlerë” e kanë cilësuar dy komentatorët e Sky: Daniele Adani dhe Rikardo Trevisani.

Menjëherë ka reaguar gruaja dhe agjentja e argjentinasit me anë të një instastory”. “Inutile la reconcha de tu hermana”, ka shkruar Uanda Nara. Që do të thotë, pa vlerë është p…. e motrës tënde.

Uanda ka reaguar duke fshirë postimin, ndërsa ka vendosur të përgjigjet në këtë mënyrë për komentin e dyshes së Sky. “Adani tha se ishte një gol i padobishëm, por nuk ishte i tillë. Goli ishte i rëndësishëm për Ikardin dhe situatën që po kalon”, përfundon modelja latine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *