VIDEO | Ospina bie pa ndenja, lajme të mira nga spitali

Ndeshja e luajtur dje midis Napolit dhe Udinezes u shoqërua me momente ankthi për shkak të rënies pa ndjenja të portierit të napolitanëve David Ospina.

Në minutën e katërt “gardiani” kolumbian pësoi një përplasje të fortë me sulmuesin e Udinezes, Ignasio Puseto. Pas ndihmës së mjekëve Ospina u fashua dhe kërkoi të vazhdonte lojën, por në fund të pjesës së parë 30-vjeçari papritmas u pa të ishte i shtrirë në fushë.

Kolumbiani u shoqërua me urgjencë për në spital ku rimori vetëdijen. Fatmirësisht testet mjekësore nuk kanë zbuluar frakturë në strukturën e kafkës ose ënjtje në tru. Ospina do të qëndrojë në spital përgjatë ditës së sotme për të kryer analiza më të hollësishme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *