VIDEO/ Olsi Rama dokumenton me telefon tifozët e Tiranës, festa me sharje pas golit të barazimit

Partizani dhe Tirana kanë ndarë një pikë në derbin e zhvilluar gjatë mbrëmjes së sotme. Me shumë dramë është mbyllur kjo ndeshje, teksa Kordeiro shënoi të parin në minutën e 76. Kur pritej që gjithçka të mbyllej me fitoren e të kuqve ishte Ernest Muçi që shënoi në minutën e fundit, vetëm pak pas aktivizimit, duke sjellë edhe festën e bardhebluve.

Pas këtij realizimi do të shpërthenin në festë me të shara edhe disa tifozë të Tiranës që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit. Olsi Rama ka marrë menjëherë telefonin për ta dokumentuar me video pamjen, për t’u ankuar rreth pjesëmarrjes së këtyre personave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *