VIDEO | Olsen e tepron edhe me Suedinë, shpërthejnë tifozët: Më mirë një lopë në portë!

Roma shiti në verë portierin Alison te Liverpuli për shumën e 75 milionë eurove. Verdhekuqtë vendosën ta zëvendësonin brazilianin me Robin Olsen, duke i paguar 12 milionë euro Kopenhagenit për portierin e kombëtares suedeze.

Paraqitjet e tij nuk kanë qenë pozitive. Nordiku ka përfunduar shpeshherë në kritikat e tifozëve për gafat e bëra. Diçka të tillë e ka përsëritur edhe në derbin kundër Norvegjisë.

Dy kombëtaret skandinave zhvilluan një ndeshje plot emocione në Oslo, që u mbyll në barazim 3-3. Olsen doli keq në golin e parë të pësuar, ndërsa mund të bënte diçka më shumë në rastin e golit të dytë.

Më mirë një lopë në portë”, “I mbivlerësuar” dhe “Ndizeni këtë llambë”, kanë qenë disa nga komentet ironizuese të tifozëve suedezë. Roma po mendon ta zëvendësojë me Alesio Kranjon e Kaljarit, ndërsa Olsen ka folur shkurt pas ndeshjes: “Nuk di asgjë për merkaton. Ndeshja jonë ishte e turpshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *