VIDEO/ Olainka shënon në portën e gabuar, vjen goli i tretë te Slavia-Barcelona

Peter Olainkës i është mohuar një gol i sigurtë nga ana e Ter Stegen në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi që më parë ka luajtur në kampionatin shqiptar ka realizuar një goditje fantastike, por që u ndoq nga një tjetër pritje e mrekullueshme e Ter Stegen.

Në minutën e 57 ka ardhur edhe tundja e rrjetës nga Olainka, por në portën e gabuar. Teksa ishte duke mbajtur Suarezin në markim gjatë një goditje dënimi të ekzekutuar nga Mesi, sulmuesi në fjalë ishte tërësisht i pafat duke devijuar topin për të përfunduar në rrjetë dhe që i risolli avantazhin Barcelonës për të cuar avantazhin në 1-2. /Sport Ekspres/