VIDEO/ Odise Roshi ndizet në acarin e Rusisë, tund rrjetën nga pozicioni i vështirë

Odise Roshi ka arritur të shënojë dhe t’i dhurojë tre pikët skuadrës së Akhmat Groznit, në ndeshjen e zhvilluar kundër Orenburg dhe të mbyllur në rezultatin 1-2. Goli nga sulmuesi shqiptar erdhi në minutën e 74, teksa futet bukur në krahë dhe ia del nga një pozicion i vështirë dhe me një gjuajtje të fortë për të mposhtur portierin.

Menjëherë ka ardhur edhe festa, ndërsa në stadium temperatura ishin shumë të ulëta. Por këtë acar e ka thyer disi Roshi, që i dha qetësinë ekipit të tij që në ato momente po kryesonte në shifrat 0-2. Skoflek ngushtoi shifrat në minutat shtesë të takimit, por pa ndryshuar fatin e ndeshjes. /Sport Ekspres/