VIDEO/ Odise Roshi merr “flakë” në Rusi, shënon një tjetër gol ndaj Dinamos së Moskës

Në një kohë që futbolli është ndaluar në shumë vende të Europës, në Rusi vazhdon e njëjta situatë normalisht. Odise Roshi ka arritur që të shënojë në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndaj Dinamos së Moskës.

Rezultati është në shifrat 1-2, teksa Akhmati renditet në vendin e fundit të kampionatit. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 10 të takimit, duke kombinuar bukur me shokun e skuadrës dhe duke sulmuar zonën kundërshtare, për të gjetur rrjetën. Ky gol vjen pasi lojtari i Kombëtares e ka gjetur disa herë rrjetën në ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *