VIDEO | Odegard mesazh Realit, paraqitje dhe statistika të frikshme

0

Martin Odegard duket në formë të shkëlqyer këtë sezon. Norvegjezi, i cili u transferua me bujë para katër vitesh te Reali i Madridit, po bën mjaft mirë me Vitese, ku është i huazuar.

Ditën e djeshme, Vitesja e tij shkatërroi me shifrat 4-1 Zvolen në shtëpi, me Odegard që dhuroi tre asist dhe pati një paraqitje fantastike. Edhe pse që nga minuta e 29-të vendasit luanin me 10 lojtarë, arritën të triumfonin, duke shënuar tre herë në pjesën e dytë.

20-vjeçari ishte lojtari që krijoi më shumë raste në sfidën e djeshme. Driblimet e suksesshme ishin plot 10, më shumë se çdokush në atë takim, si dhe duelet e fituara 17, përsëri më shumë se çdokush. Padyshim forma e norvegjezit do të bëjë që Reali të mendohet në verë, në rast se do ta largojë përsëri në huazim…


You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.