VIDEO | Objektivi dhe dëshira, Cikalleshi flet hapur pas golit

0

Sokol Cikalleshi ka shënuar në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Turqisë. Akhisarspor mundi me golin e kavajasit Umranjispor dhe tashmë presin të mësojnë ekipin me të cilin do të përballen në finale. Jeni Maliataspor dhe Gallatasarai do të përballen nesër dhe do diskutojnë çështjen e kualifikimit.

Pas ndeshjes së fituar, Cikalleshi ka dhënë një deklaratë dhe normalisht që është i lumtur për golin ka kalimin në finale, por sytë janë nga ndeshja e radhës në kampionat me Bursasporin. Në lidhje me kundërshtarin në Kupë, sulmuesi dëshiron të ketë përballë gjigantët e Gallatasarajit.

“Po përjetojmë një moment të vështirë në kampionat. Jemi të lumtur që fituam. Në fundjavë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Bursasspor dhe duam ta fitojmë patjetër atë sfidë. Sa i takon finales së Kupës, dua Gallatasarajin përballë. Me ta mund të jetë një ndeshje shumë e bukur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.