VIDEO | Obamejang i magjishëm, Arsenali përmbys Renenë

Arsenali ia dalë të përmbysë në Londër Renenë, duke fituar me rezultatin 3 – 0 takimin e zhvilluar ditën e sotme në Londër. “Topçinjtë” kishin humbur ndeshjen e parë në Francë me rezultatin 3 – 1 dhe iu duhej të bënin një ndeshje perfekte për të kaluar më tej.

Pierr-Emerik Obamejang ishte “heroi” i Arsenalit gjatë këtij 90 minutëshi. Gabonezi luajti rol kyç në çdo gol të skuadrës së tij, duke realizuar një dopietë golash e asistuar një tjetër.

Arsenal 3 – 0 Rene
Shënues: Obamejang 5’ 72’, Maitland-Najls 15’

Vijareali mundi me rezultatin 2 – 1 Zenitin, duke e çuar në 5 – 2 rezultatin e përgjithshëm kundër palës ruse. Moreno dhe Baka shënuan për spanjollët, ndërsa Ivanoviç shënoi golin e nderit për skuadrën e Zenitit.

Vijareal 2 – 1 Zenit
Shënues: Moreno 29′, Baka 47′ / Ivanoviç 90+1′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *