VIDEO/ “O Valdrin o Valdrin”, Andin Lokaj në komentin e ndeshjes vëllazërore

Emocione të mëdha ka dhuruar ndeshja vëllazërore mes Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21 që përfundoi në shifrat 2-1. Kjo për vetë momentin kur ka ardhur edhe kjo ndeshje, pasi nga njëra anë kuqezinjtë kërkonin fitoren e parë, ndërsa nga ana tjetër dardanët të vazhdonin me ecurinë positive në tabelë.

Një moment që vendosi disi ndeshjen ishte edhe ai kur Valdrin Mustafa gaboi në mënyrë të paimagjinueshme, ndërsa me portën e boshatisur e ka dërguar topin jashtë. Sulmues ky që ka luajtur me Shqipërinë U-21 më parë, por tashmë ka shkuar te Kosova U-21.

“Valdrin o Valdrin”, ishte thirrja e komentatorit Andin Lokajt, që është komentuar aq shumë në Shqipëri gjatë kohëve të fundit. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe përmbledhjen e ndeshjes nga i njëjti komentator. /Sport Ekspres/