VIDEO | Numri 10 dhe goli i parë, Paketa magjeps edhe me Brazilin

Lukas Paketa duket në formë të shkëlqyer. Braziliani përveçse po shkëlqen dhe është bërë një pikë kyçe te Milani, konfirmon momentin e mirë edhe në kombëtare.

Momentalisht, Brazili po luan ndaj Panamasë një test miqësor dhe golin e vetëm për skuadrën e Tites e ka shënuar pikërisht Lukas Paketa. 21-vjeçari shënon golin e parë me fanellën e kombëtares dhe për më tepër me numrin 10 mbi shpinë.

Ishte minuta e 32-të kur 21-vjeçari u gjend i lirë në zonë, duke shfrytëzuar në maksimum një krosim nga krahu i djathtë për të shënuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *